<!DOCTYPE html>Rregullat dhe kushtet e përdorimit | Max Hosting

Kushtet dhe afatet e përdorimit

Data e përditësimit: 12/11/2026

Kushtet e përgjithshme

MAX HOSTING i ofron shërbimet e veta të hostimit për kompani të regjistruara në Maqedoni, si dhe për shtetas të R. së Maqedonisë. Pagesa kryhet paraprakisht për çdo vit.

Kopje rezervë të të dhënave tuaja

Përdoruesi është vetëm përgjegjës për krijimin e kopjeve rezervë të faqes së tij të internetit dhe përmbajtjes së saj.

Pronësia

Të gjitha të dhënat që i nënshtrohen hostimit në serverat e MAX HOSTING janë pronë e klientit.

Garancia

MAX Hosting garanton kohëzgjatjen e funksionimit të serverit prej 99%.

Rimbursimi i pagesave

Për paketat tona të hostingut të përbashkët (paketat e Vogla, Biznes dhe Korporative) ofrojmë rimbursim brenda 15 ditëve nga blerja. Nëse paketa nuk ju përshtatet, na kontaktoni brenda këtij afati dhe do t’ju kthejmë shumën e paguar për paketën.

Për të gjitha shërbimet e tjera, si domenet, serverët VPS, aplikacionet Cloud dhe certifikatat SSL, pagesa nuk rimbursohet, sepse shërbimi regjistrohet ose aktivizohet menjëherë pas pagesës.

Kërkesën për rimbursim dërgojeni në info@maxhosting.mk ose përmes një tiketi në panelin e klientit, me numrin e faturës.

Kufizimet

Një përdorues i hostimit nuk guxon të tejkalojë përdorimin e memories RAM më shumë se 10%. Për mbrojtje nga spamimi, është vendosur kufi prej 250 e-mailesh të dërguara brenda një ore.